Këshilli Kombëtar Boshnjak ka propozuar që rrugët në qytetin e Novi Pazarit të emërtohen edhe sipas figurave të shquara shqiptare, si Shaban Polluzha, Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
Një nga rrugët në Hotkov është propozuar që të emërtohet sipas Shaban Polluzhës, ndërkohë që emri i Rugovës është propozuar t’i vihet rrugës që aktualisht quhet Sutjeska.
Përveç këtyre emrave të figurave historike të shqiptarëve, janë propozuar edhe emrat e disa figurave historike boshnjake për emërtime të këtyre rrugëve, siç është ai i Aqif Haxhiametoviq i njohur si Aqif Efendia, kryetar i Novi Pazarit gjatë luftës së dytë botërore.
Megjithatë kjo kërkesë gjatë ditës së sotme nuk është vendosur në rendin e ditës së Kuvendit Komunal në Novi Pazar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.