Vedat Bajrami mund të ndjekë shembullin e komedianit nga Ukraina.
Aktori i njohur Vedat Bajrami, apo siç e njohin të gjithë si ‘ Liki’, ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, duke treguar se dëshiron të kandidojë për president të Kosovës.
Ai ka postuar një fotografi me mbishkrimin; ‘ Ky shoku jem @Bujar66 po thot që une të kandidoj për President, qka po thoni ju’, e komentet pozitive nuk kanë munguar.
E kjo siç duket nuk është një shaka e tij pasi edhe më herët disa prej analistëve e kanë përmendur Vedatin për një post të tillë, siç është Adriatik Kelmendi dhe Enver Robelli, i cili pat thënë se duhet të marim shembull Ukraninën pasi në zgjedhjet për kryeministër atje vota më së shumti ka marrë humoristi Vlodimir Selenksi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.