Shtëpitë luksoze në një lagje bregdetare në Australi, rrezikojnë të shemben në oqean.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e më shumë se 40 shtëpive përgjatë Wamberal Beach, në veri të Sidneit, u evakuuan nga zona gjatë ditëve të fundit, pasi erozioni bregdetar kërcënoi të dëmtojë objektet në New South Wales.
Pronat multi-milionëshe të cilat gjenden buzë shkëmbit gjerësisht afër detit, rrezikojnë të shemben pas valëve të fuqishme që goditën zonat, transmeton telegrafi.
Fundjavën e kaluar, oborret e shtëpisë u “gëlltitën” nga uji, gjersa verandat dhe ballkonet u shembën pjesërisht.
Autoritetet me këtë rast, deklaruan se dhjetëra shtëpi rrezikojnë të kolapsojnë, si dhe urdhëroi banorët të largohen menjëherë nga aty.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.