Prej disa ditësh qarkullon në internet një peticion për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple.
Peticionit iu bashkuan artistë të mëdhenj shqiptarë si Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max dhe Dafina Zeqiri.
Së fundmi, iu është bashkuar edhe këngëtari Alban Skënderaj. Ai i bëri repost postimit të kolegut të tij Sidrit Bejleri, i cili u kërkonte shqiptarëve nënshkrimin e peticionit.
“Nënshkruajeni motra e vëllezër që dhe Kosova të njihet në hartat e Apple!”- shkroi Sidrit Bejleri. Ai shoqëroi postimin me një foto të hartës së Apple, ku kufijtë e Kosovës nuk janë të vendosur.
Ndërsa Alban Skënderaj e shpërndau postimin duke bërë apelin: “Së bashku ia dalim.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.