La Casa de Papel (Money Heist), seriali spanjoll që u shfaq për herë të parë në 2017-ën, arriti të fitojë vëmendjen e Netflix dhe miliona shikuesve kudo nëpër botë. Pas përfundimit të sezonit të 5-të, u përfol se sezoni i radhës do të vinte shumë më vonë, për shkak të situatës së pandemisë.
Gjatë kohës kur situata dukej edhe më kaotike, në shumë media u përfol se dhe aktorja Itziar Ituno (inspektorja Raquel) ishte e infektuar me Covid. Sidoqoftë, duket se grupi ia doli t’i bëjë ballë gjithë sfidave.
Prej 3 ditësh, Vancouver Media paralajmëroi disi rikthimin e kastit në xhirime, përmes disa postimeve të bëra në rrjete sociale, por asgjë nuk ishte konkrete. Ndërkohë, ditën e sotme, personazhi kryesor i serialit, Sergio (Profesori), që luhet nga aktori Alvaro Morte, njofton përmes një postimi në Instagram se: “Profesori u kthye” dhe fotoja duket se është bërë në një nga skenat e xhirimeve të serialit.
https://www.instagram.com/p/CC5uStco66J/?utm_source=ig_embed
Ky lajm na tregon se sezoni i ri po vjen shumë më shpejt seç e mendonim. Na mbetet vetëm të presim. . . me shpresën se do të jetë përmirësuar disi nga hera e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.