2 programe iu patën tërhequr në janar të këtij viti Fakultetit të Bujqësisë, njëri në nivelin Bachelor e tjetri në Master.
Programi në Bachelor është rikthyer pasi u plotësuan kërkesat e Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe në procedurë është edhe programi i Masterit “Shkencat e Ushqimit”.
Të njëjtën, Agjencia e Kosovës për Akreditim, e kishte paraparë edhe për tetë programe të tjera të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, raporton KTV.
Kryesisht, programet ishin tërhequr për shkak të mosplotësimit të kushtit për staf akademik.
Ndërkohë, tashmë janë dorëzuar aplikimet e para për akreditim të programeve të reja dhe atyre që janë në proces.
Deri tash, në AKA janë dorëzuar 100 kërkesa për akreditim, duke përfshirë këtu edhe programet e institucioneve private të arsimit të lartë.