×
  • Show Time
  • Show Time

    U tha se është ndarë nga Oriola, reagon Eros Grezda

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 8:20

    Pak ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.


    Arsyeja e këtij lajmi ishte se dyshja nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në rrjete sociale.

    Mirëpo futbollisti ka reaguar për herë të parë ditën e djeshme.

    Oriola ka publikuar në Instagram disa foto e veshur me rrobabanjo dhe e shtrirë në rërë, ku duket më joshëse se kurrë.

    Erosi nuk i ka rezistuar dot dhe si rrjedhojë i ka lënë një koment. “Zjarr, zjarr”, i ka shkruar ai.

    Siç duket dyshja janë sqaruar pasi tani ndiqen sërish në rrjete sociale.

    Kujtojmë se Oriola dhe Eros e kaluan bashkë karantinën dhe sonte provuan se janë po aq të afërt sa në fillim me njëri-tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!