×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Përurohet fillimi i punimeve në rrugën Moronic-Gjovaj-Jasiq

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 14:41

    Komuna e Junikut sot ka përuruar fillimin e punimeve në rrugën që lidh Junikun me fshatrat Jasiq-Gjocaj, ankesi rrugor përmes parkut Moronica, projekt që ofron infrastrukturë të mirë rrugore dhe qasje të lehtë për qytetarët e fshatrave Gjocaj, Jasiq dhe qytetarët e Junikut që gëzojnë parcela në këtë zonë.


    Projekti rrugor Moronic-Gjocaj-Jasiq financohet nga fondet e Grantit të Përformancën së mirë Komunale për vitin 2020, ky grant bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, përfituese e të cilit grant është komuna e Junikut.

    Projekti realizohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”. /Reoprteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!