Reperi kosovar me famë botërore i njohur si Gashi sot ka publikuar videoklipin e këngës “My Year” që e ka sjellë në bashkëpunim me reperin G-Eazy.
Por ky projekt muzikor nuk po mund të shihen në Kosovë e Shqipëri, e për këtë Gashi përmes një postimi ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët.
“Çdo shqiptarë që jeton në Kosovë/Shqipëri etiketojeni @rcarecords në postimin tim të fundit dhe thuani atyre që t’ua mundësojë të shikoni klipin”, ka shkruar artisti.
Madje reperi ka postuar edhe një video ku ndër të tjera ka thënë:
“Videoklipi i këngës My Year tashmë është lansuar! Nuk dua të shoh asgjë tjetër përpos dhe flamurin e kuq e zi.“
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.