Vesa Luma ka reaguar sërish.
Këngëtarja e njohur, Vesa Luma është një nga përkrahëset e nismës kundër “Apple”, për vendosjen e Kosovës në hartë, por duket se kjo ka ndikuar në nxitjen e ndjekësve të saj serbë të cilët kanë shkruar komente negative ndaj saj.
Më pas ajo ka pranuar komente tejet negative nga ta mirëpo Vesa nuk është mjaftuar me kaq dhe ua ka mbyllur gojën të gjithëve.
“A din si eshte puna…une muj me punesu dikon me nejt gjithe diten tu ju blloku raportu, ama fillimisht du mi ja bo botes me dije cfare rrace jeni JU…ju vazhdoni… Google translate nese doni me marr vesh (ose ma mire, mesojeni gjuhen shqipe, pse jo.. eshte nje nder gjuhet ma te vjetra ne bote”, ka shkruar këngëtarja pranë një postimi i cili i ‘godet’ direkt serbët.
/ln/ /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.