Blero dhe Afrona po i shijojnë në maksimum pushimet.
Pavarësisht pandemisë, këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi së bashku me bashkëshorten e tij Afrona Dika po i shijojnë në maksimum pushimet, shkruan lajmi.net.
Dyshja ndodhen në bregdetin shqiptar dhe ky pushim vjen pas disa muajsh pa u parë pasi e kishin të pamundur për shkak të virusit.
Afrona i ka publikuar disa pamje nga dita e sotme e tyre në det e më pas një imazh të vetin ku duket atkrative.
“Për më shumë të hëna si kjo❤️”, ka shkruar ajo.
