×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ndryshon orari, gastronomët punojnë deri në 22:30, pas këtij orari vetëm në ambiente të hapura

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 21:29

    Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja në luftën ndaj Covid-19. Gastronomët do ta kenë mundësinë të punojnë me orar më të zgjatur në qytetet të cilat nuk ka kufizim të lëvizjes.


    Orari i ri ua mundëson të punojnë deri në orën 22:30, ndërsa pas këtij orari, në qytetet në të cilat nuk ka kufizim të lëvizjes, gastronomët mund të shërbejnë vetëm në hapësira të hapura më largësi së paku 2 metra mes tavolinave. Po ashtu, lejohen shërbimet merre me vete.

    Këto janë vendimet e reja të Qeverisë sa i përket gastronomisë:

    Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.);

    18.1. U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

    18.2. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!