Një kohë të gjatë ishte në trend që shumica e vajzave t’i drejtonin flokët. Me flokë të drejtë jemi mësuar ta shohim deri më sot edhe ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Por, tani gjatë kohës së pandemisë ajo ka vendosur t’i shpalosë flokët e saj natyrale, shkruan Reporteri.net.
Në një paraqitje televizive, sonte ajo është shfaqur me flokët e saj natyrale, kaçurrele.
Haxhiu intervistën e dha përmes Viber, nga shtëpia.

