Kanye ka dalë me disa deklarata të çuditshme kohët e fundit që nga ideja për t`u bërë president, deri tek akuzat ndaj vjehrrës, Kris Jenner për publikimin e videos seksuale të Kim.
Kim dhe Kanye janë takuar përpara disa ditësh në makinë dhe ajo është fotografuar teksa qante. Një burim pranë çiftit ka zbardhur bisedën e tyre.
“Kim i tha atij të mos kthehet derisa të ndjehet gati. Në të vërtetë, unë mendoj se ajo është duke u përpjekur të mbaj larg fëmijët e tyre nga ato që po ndodhin derisa ai të jetë më mire. Sigurisht që ajo do që Kanye të kthehet në shtëpi dhe gjithçka të rikthehet si më parë, por realisht kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë burimi për The Sun.
Kim i ka sugjeruar bashkëshortit të trajtohet për bipolaritetin, por ai ende s`ka marrë një vendim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.