×
  • Show Time
  • Show Time

    Ceca e quajti “vogëlushe”, por këngët e albumit të Duas u dëgjuan 2 miliardë herë

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 8:30

    Një fotografi me flamurin e “Autochtonus” e Dua Lipës ngjalli reagime të mëdha në Ballkan por edhe në Botë, por që duket këngëtarja nuk e ka pasur problem shumë këtë punë.


    Dje (e mërkurë) këngëtarja lajmërojë me anë të një statusi se këngët e albumit të saj “Future Nostalgia” janë klikuar dhe dëgjuar online më shumë se dy miliardë herë.

    “Më shumë se dy miliardë dëgjime të këngëve të albumit tim ‘Future Nostalgia’. Në vetëm katër muaj ajo po e bën namin. Jam shumë krenare për këtë rekord”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

    https://www.instagram.com/p/CDOqmXYsgIm/?utm_source=ig_embed

    Kujtomë se pas postimit të Duas në Instagram të flamurit të “Autochthonous”, që këngëtarja e bëri për të sensibilizuar kompaninë Apple që Kosova të futet në aplikacionin e hartave të iOs, kishte reaguar edhe këngëtarja serbe Ceca apo ish gruaja e kriminelit të luftës Arkan, e cila e kishte quajtur Duan “vogëlushe”.

    Por nga ky postim shihet se kush “është vogëlushja këtu”.

    https://www.instagram.com/p/CC1bN9Wsx1a/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!