Menjëherë sapo Britania e Madhe vendosi që të përfundonte karantinën, modelja e famshme nisi udhëtimet e saj nëpër vende të ndryshme të botës.
Është fjala për Demi Rose, të cilën tashmë e njohin të gjithë falë formave të saj bombastike dhe pozave të “nxehta” që ndan me 14.2 milionë ndjekësit në “Instagram”.
Së fundmi, 25-vjeçarja ka postuar në Instastory” disa video ku tregon modelin e ri të flokëve. E teksa zbulon se ka bërë gërsheta, vëmendja e ndjekësve në fakt shkon tjetër kund.
Në video në fjalë, ajo shfaqet me një palë bikini të zeza dhe shumë të vogla për format e saj bombastike. Bukuroshja britanike si gjithmonë ekspozoi linjat e saj trupore duke mos i lënë vend aspak imagjinatës së fansave të saj.
Gjithashtu modelja ka publikuar fotografi edhe teksa shijon rrezet e diellit dhe detin e Mesdheut e veshur me një palë rroba banje që gati nuk i mbulonin asgjë e i tregonin më shumë seç duhet.
Ndërkohë pak ditë më parë 25-vjeçarja publikoi në “Instastory” disa video ku tregonte se rrjetet sociale nuk tregojnë realitetin. Ajo shprehej se i mungojnë shumë të dy prindërit të cilët kanë ndërruar jetë.
“Jo çdo ditë është një ditë e bukur. Jo çdo ditë ti ndihesh i lumtur siç ndiheshe një ditë më parë. Dhe është në rregull të ndihesh ashtu. Ne jemi humanë”, shprehej Demi në një postim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.