Pasi mediat botërore po raportojë se Pep Guardiola mund të bëhet trajner i Juventusit për sezonin e ardhshëm, në rrjetet sociale është publikuar një video ku trajneri spanjoll shihet duke e injoruar plotësisht Cristiano Ronaldon.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Juventusi është duke e shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Massimiliano Allegrit me Pep Guardiolës, pas eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Trajneri spanjoll ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të sezonit 2020/21, mirëpo ai nuk ka arritur ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve që nga largimi nga Barcelona. Si Juventusi, këtë sezon Manchester City i eliminua në çerekfinale të kësaj gare evropiane.
Në anën tjetër, Allegri ka arritur ta fitojë titullin e pestë të Serisë A në po aq sezone si trajner i “Zonjës së Vjetër”. Përkundër rolit që Allegri e kishte në transferimin e Ronaldos, MARCA raporton se portugezi është i gatshëm ta pranojë emërimin e Guardiolën në pozitën e trajnerit.
Nëse këto lajme janë të vërteta, atëherë Ronaldo do të thotë se e ka falur Guardiolën që e kishte injoruar plotësisht në ceremoninë e Topit të Artë, në janar të vitit 2013
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.