Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku do të shyrtohen propozime e do të merren vendime.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro për komunën e Rahovecit.
Kjo shumë është ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe vërshimet në vitin 2018.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se shuma e kërkuar nga komuna e Rahovecit është më e madhe, mirëpo ai tha se ajo është plotësuar pjesërisht.
Haradinaj ka thënë se edhe në të ardhmen do të ndahen mjete financiare për këtë çështje.
Edhe këto mjete janë ndarë nga kategoria e shpenzimeve rezervë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.