×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero “kapet” me Robert Berishën, ia përmend datat e çmimet e koncerteve

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 9:15

    Robert Berisha, e kishte përmendur reperin Fero gjatë një emisioni të xhiruar kohë më parë.


    Teksa ishte pjesë e një loje bashkë me Eneda Tarifën, Roberti kishte para vetes foton e Flori Mumajesit dhe Feros.

    Për këtë të fundit, këngëtari i drejtohet Enedës “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

    Pasi e pa këtë pjesë të emisionit, reperi reagoi në Instagram, duke ia përmendur datat e koncerteve dhe çmimet Robertit.

    “A je ti Roberti, Robert Berisha qeky? Roberti mpelqen per arsye qe i ka veq ka 3-4 data nmuj, Edhe qe te 3-4 data mi mbledh bashk qmimi osht 455 euro”, shkruan ai.

    Ndër të tjera, Fero bën shaka edhe me emrin e tij, teksa shkruan “Tash per COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 E per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”.

    Një ndjekës i kishte replikuar në një nga postimet dhe i thotë se për ahengje familjare ai i kishte shkuar për 400 euro.

    “Robert Berisha kur tvi nKosov jom ka du me bo 1 grill me shoqni edhe po tpaguj sa e ki qmimin me na bo atmosfer qaty pak”, përfundon Fero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!