Dafina Zeqiri ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram dhe ka publikuar vetëm dy foto.


Ajo shfaqet e veshur me një fustan nusërie dhe një vello të kuqe në kokë, që i mbulon fytyrën. Postimet nuk kanë asnjë sqarim, por dyshimet janë që lidhet me albumin e saj “Dafinë moj”, që pritet ta lancojë së shpejti.

Reklamë

Këngëtarja ka treguar se ky album ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen, veçanërisht nënën e saj.

Në një prej këngëve të saj do jetë edhe nëna e këngëtares, e cila do këndojë pjesën hyrëse të albumit.