×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli shkel Huddersfieldin, sinjale Barcelonës

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 23:07

    Liverpooli e ka mposhtu 5-0 Huddersfield Town në “Anfield”, për ttë rrëmbyer përkohësisht kreun në Premierligë, me dy pikë më shumë se Manchester City.


    Liverpooli është në super formë para ndeshjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

    “Redsat”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36 në Premierligë, e kanë shkatërruar skuadrën e Huddersfield Town, duke e mposhtur 5-0.

    Gjithçka nisi siç është më së miri për skuadrën e Jurgen Klopp. Pas 15 sekondave lojë, Naby Keita shënoi për 1-0.

    Disa minuta më vonë, në atë të 23’, Sadio Mane shënoi për 2-0.

    Kurse për 3-0, rezultatin e pjesës së parë, shënoi në fund Mohamed Salah 45+.

    Pjesa e dytë i takoi gjithashtu vendasve me Manen dhe Salahun që gjetën golat e dytë personal në këtë takim.

    Fillimisht Mane shënoi për 4-0 në minutën e 67’…

    …kurse në atë të 83’ Mohamed Salah realizoi për 5-0.

    Më në fund kishte minuta edhe për Xherdan Shaqirin, që hyri në lojë në vend të Georginio Wijnaldum në minutën e 75’.

    Në të njëjtën kohë, hyri në lojë edhe i rikthyeri nga dëmtimi pas një kohe të gjatë, Alex Oxlade-Chamberlain, në vend të Daniel Sturridge.

    Me këtë fitore, Liverpooli ka rrëmbyer përkohësisht pozitën e parë në Premierligë.

    Të besuarit e Kloppin kanë shkuar në kuotën e 91 pikëve, dy më shumë se Manchester City që këtë xhiro luan në udhëtim te Burnley.

    Lufta për titull në Premierligë vazhdon edhe në ndeshjet e fundit, por skuadra e Pep Guardiolës ka gjithçka në dorë – nëse fitojnë ndeshjet e veta, do ta fitojnë edhe titullin. / Gazeta Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!