Netfilx ka konfirmuar se kanë filluar xhirimet për pjesën e pestë të serialit “La Casa de Papel”.


Pjesë e këtij sezoni do të jetë edhe një aktor i ri, shkruan express.co.uk – transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

Angel Silvestre do t’i bashkohet ekipit të Money Heist, ndërsa nuk është konfirmuar se në cilin rol do të luaj ai.

Reklamë

Krijuesi i serialit tha se ai do të jetë “kundërshtar” i Profesorit, rolin e të cilit e luan Alvaro Morte.

“Ne gjithmonë përpiqemi që kundërshtarët tanë të jenë karizmatik, inteligjent, me shkëlqim.”, tha Pina për Entertainment Weekly

Silvestre është i mirënjohur për interpretimin në role në spanjolle dhe role ndërkombëtare, si dhe nuk është i huaj për serialin Netflix falë pjesëve të tij në Narcos dhe Sense8.

38-vjeçari filloi karrierën e tij në 2004 me një pjesë të vogël në sitet spanjolle Miscom adorables.

Sezoni i pestë i La Casa de Papel do të jetë përfundimi i këtij seriali shumë të pëlqyer nga publiku. /Reporteri.net/

Reklamë