Që prej largimit nga Colorado Rapids, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, vazhdon të jetë pa skuadër.
Kështu, 30-vjeçari po gjen kohë që të vizitojë vende të ndryshme dhe së fundmi ka qenë në Barcelonë.
Ai është takuar me mesfushorin, Ivan Rakitic, duke ia dhuruar njëri-tjetrit nga një fanellë.

Gashi ia dhuroi mesfushorit të Barcelonës fanellën e Shqipërisë, ndërsa në kthim mori atë të Barcelonës.
“Mysafir special, Grande bro Shkëlzen Gashi”, kështu shkroi në Instagram Rakitici, teksa publikoi dy fotografi.