Të gjithë faktorëve ndërkombëtarë, u është thënë qartë se çdo ndërhyrje ushtarake që shkel marrëveshjen në Bruksel me NATO-n dhe KFOR-in do të shkaktojë reagime nga Serbia. Kështu është shprehur sot ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net
“Të gjithë e dimë se askush nuk duhet të luajë me zjarr dhe të presë që Serbia të mos reagojë. Serbia do të reagojë “, tha Daçiq para gazetarëve i pyetur mbi shkrimet e pavërteta të mediave serbe se Kosova po planifikon marrjen e Trepçës.
Daçiq u kërkoi të gjithëve që të kenë kujdes për të mos provokuar Serbinë. Daçiq theksoi se Platforma për dialog nuk është pro, por kundër dialogut, se ky është një ultimatum për Serbinë, dhe se Beogradi nuk ka ndërmend ta konsiderojë një gjë të tillë.
“Ata thonë se në fund ne do t’i njohim. Kur ju dëgjoni diçka të tillë, kjo ju bën të pyesni veten nëse këta njerëz janë të vetëdijshëm për pozicionin e tyre , a janë ata të vetëdijshëm se, kur unë ulem në Këshillin e Sigurimit para meje qëndron Serbia, dhe kur ata ulen, para tyre qëbndron vetëm, emri dhe mbiemri i tyre? Është kjo e drejtë apo jo – kjo është situata reale”, tha Daçiq./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.