×
  • Show Time
  • Show Time

    A është prekur edhe Lori Hoxha nga coronavirusi?

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 23:38

    Rreth dy ditë më parë, trashëgimtarja e Top Channel-it, Sara Hoxha njoftoi se ishte infektuar me coronavirus gjatë një udhëtimi në Dhërmi.


    Ajo tregoi se tani ndihet më mirë, por akoma nuk e ka marrë veten plotësisht.

    Pas saj, një deklaratë e Lori Hoxhës ka ngritur dyshimet se dhe ajo mund ta ketë kaluar Koronavirusin. Blogerja ka udhëtuar së fundmi drejt Britanisë dhe nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.

    Krahas një fotoje ku shihet me maskë, ajo ka shkruar: “Pjesa më e mirë e imunitetit është të mos frikësohesh nga aeroportet apo hapësirat publike”.

    Kur trupi i njeriut ka imunitet, atëherë mund t’iu rezistojë pothuajse të gjithë organizmave dhe toksineve të huaja, të cilat tentojnë të dëmtojnë indet apo organet.

    Në këtë rast mund të luftojë dhe kundër virusit, por siç tashmë dihet edhe nëse një trup e kalon coronavirusin, ai mund të infektohet sërish nëse nuk tregon kujdes.

    Sidoqoftë, nuk dihet si qëndron e vërteta e deklaratës së Lorit, prandaj mbetet të presim për një reagim më konkret nga ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!