×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me reperin Duda

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 9:00

    Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani-Fero, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë.


    Kjo pas disa zënkave që fillimisht kishte pasur me artistin Robert Berisha e më pas edhe me reperët e tjerë: Lyrical Son, MC Kresha dhe BimBimma.

    I njëjti tashmë është rikthyer në Kosovë, por duket se jo për t’u përballur me emrat e lartpërmendur edhe pse u shpalli luftë fizikisht.Përmes disa postimeve që ka ndarë në llogarinë personale, Instagram, Fero aktualisht ndodhet në qytetin e tij të lindjes – Gjilan për të xhiruar klipin e ri.

    Ai ka bashkuar forcat me reperin Duda e me një pjesë të artistëve gjilanas për këngën e re, e cila pritet të lansohet së shpejti.

    Në një nga imazhet ku shfaqet në një bisedë virtuale me Dudën, ai në mbishkrim shtoi, “së shpejti” – referuar projektit të përbashkët.

    Në vazhdim presim të shohim se çfarë do na sjellin artistët e njohur, duke qenë se më herët nuk kishin raporte edhe aq të mira.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!