×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është aktorja që do të luajë rolin e princeshë Diana-s në serialin e famshëm

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 19:10

    Elizabeth Debicki është aktorja që do të luajë figurën e princeshë Dianës në episodet finale të “The Crown”.


    Aktorja australiane do të sjellë portretin e princeshës së Wales-it në sezonin e pestë dhe të gjashtë të serialit, ku pritet të zhvillohen ngjarjet e viteve 1990-të dhe fillimin i viteve 2000 në familjen mbretërore, periudhë në të cilën tensionet e martesës kishin nisur.

    “The Crown” pritet gjithashtu të sjellë trekëndëshin e martësës së Diana-s si dhe aksidentin e tmerrshëm që përfundoi me vdekjen e saj në Paris të 1997-ës.

    “Shpirti i princeshë Diana-s, veprat dhe fjalët e saj jetojnë në zemrën e të gjithëve. Jam shumë e privilegjuar dhe e nderuar të jem pjesë e këtij seriali, që në mënyrë absolute më ka mbajtur pas vetes që nga episodi i parë.”- u shpreh aktorja.

    29-vjeçarja, e njohur për rolin e saj tek “The Great Gatsby”, “The Man From U.N.C.L.E.” dhe “Guardians of the Galaxy Vol. 2” do të zëvendësojë Emma Corrin, që luan Diana-n në një moshë fare të re.

    Burimi: CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!