Ditë më parë i preu tërësisht flokët.


Por duket se bukuroshes Morena Taraku po i mungojnë sërish flokët e gjatë, shkruan portali arbresh.info.

Kjo pasi që menjëherë pasi i preu ato ka postuar një varg videosh herë me flokë bionde e herë zeshkane të gjatë.

Reklamë

Modelja dhe këngëtarja njihet për stilin e saj dhe jetën super luksoze.

Ajo prej kohësh po jeton në Stamboll ku thuhet se bën jetë hollivudiane në njërën prej lagjeve më ekskluzive në qytetin e bukur turk.

Morena Taraku ka qenë e komentuar edhe lidhur me jetën private mirëpo bazuar në disa detaje duket se tani po e jeton jetën pa ndonjë mashkull në krah, apo të paktën ende nuk ka diçka të zyrtarizuar.