×
  • Show Time
  • Show Time

    Brad Pitt dhe Jennifer Aniston sërish bashkë?

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 15:47

    Brad Pitt dhe Jennifer Aniston mbeten çifti më i përfolur e fansat duan t’i shohin sërish bashkë.


    Vlen për t’u kujtuar momenti kur ata u takuan në prapaskenat e Screen Actors Guild Awards, në muajin janar.

    Të shumta ishin reagimet dhe komentet nga fansat e dyshes të cilët menjëherë filluan të aludonin se mes tyre kishte një rikthim.
    Mirëpo, nuk do tē mbetet me kaq pasi Pitt dhe Aniston pritet të shihen përsëri bashkë.

    Ata do të shfaqen ditën e premte për të lexuar fragmente nga historia e famshme amerikane “Fast Times at Ridgemont High”.

    Eventi do të mbahet me rastin e 38 vjetorit të librit, si dhe me kauzën për të mbledhur para që do të shkojnë në ndihmë të situatës me COVID-19.
    Si çdo herë tjetër e kësaj rradhe fansat kanë filluar të mendojnë se e gjithë kjo nuk është një rastësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!