Filloreta Raçi, ose ndryshe Fifi ka shpërthyer në rrjet ndaj komentueseve dhe portaleve, pas lajmeve të fundit për të.
Shkak është trupi i saj ose me saktë komentet rreth trupit, që nga koha kur ishte e shëndetshme e deri tani që është dobësuar, këngëtarja është ndjerë e parehatshme nga komentet e cila sipas saj është ndjerë dhe e bullizuar.
“Boll më” ka shkruar ndër të tjera Fifi derisa ka thënë se ka arritur këtu ku është për shkak të zërit e jo trupit të saj.
Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, Fifi shkruan:
“Portale të nderuara dhe ndjekësit e mi të dashur.. po ju shkruaj me shumë mirësjellje… jam dobësu me balonin Gastrik… perveç balonit gastrik kam bo dhe dy ndërhyrje të cilat nuk më bënë punë po ashtu. Mbase është dashur me bo diet gjatë procesit po unë s’bona gjithë atë operim për dietë. Më mbrapa kur binda veten që duhet të bëj këtë që po bëj tani , kam fol jam konsultu dhe jam dobësu me regjim ushqimor dhe kjo pasi që e kam heq balonën. Mos deziformoni njerëz për interesa personale. Ju lutem ju lutem shkruani ca them unë dhe jo ca doni ju. Faleminderit. O kam diçka edhe për ju të tjerët që merrreni me pozat e mia para dhe pas dobësimit. Kam vesh pantollona të shkurtra edhe bluzë të shkurtër dhe jam munu me pozu qysh po bëj tash , po problemi qëndronte te 100 kilet që kisha dhe juve u poshtëroheshit dhe ishoshit verë. Keni bullizu pa pikën e problemit pa kurrfarë konsiderate dhe pa menu fare se mos noshta e lëndoni najkan… Kompleks nuk kam pas kurrë trupin tem, i kam dashuru tulet e mia, por vjen dikush ni kohe që duhesh mu kejdes fizik mandej dhe mendor..Jam njeri shumë pozitiv dhe munohna me qenë çdo ditë pavarësisht secilit koment që marrë nga ju..ama kuptoni ni gjo- BOLL MO.!
Atyne që ju pengon Fifi, tash ekzizton ni buton Unfollow edhe një tjetër Block dhe mund të vazhdoni jetën tuaj të lumtur. Nuk kam dalë me shit trupin . Jam këtu për muzikë …Ama normalisht do nxjerrë dy foto… po të më nisni kritikat i pranojë me shumë kënaqësi ama komentet që boni janë HELM.. Jam goc e dy prindërve të papërshkrueshëm dhe unë vetes nuk ia lejojë që nanës e babës tem neser dikush me ja bo me gisht shkaku jem..koncepti familje për mu osht shumë e shenjtë dhe besomëni që shumë shpesh familja jem lëndohet prej atyre se ca lexojnë dhe më vjen turp! kaq kisha ishalla keni ni mrajmje sa ma të këndshme dhe merrni dashur prej rrethit e familjes Tung.“shkruan ajo.