Këngëtarja Taylor Swift ka dhuruar 23,000 £ për një studente në Londër që po përpiqej të mblidhte fonde për të ndjekur një kurs matematike në “Universitetin e Warwick”, raporton “BBC”.
Faqja e mbledhjes së fondeve “Vitoria Mario” jep detaje se si ajo ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për katër vjet pas lëvizjes nga Portugalia.
Por ajo nuk ka të drejtë për hua ose grante për mirëmbajtje.
Vitoria tha: “Unë shqetësohesha shumë për paratë, çfarë duhet të bëja dhe nëse duhet të kërkoja punë. Ajo me të vërtetë e bëri ëndrrën time realitet.”
Këngëtarja amerikane, shkruajti një mesazh në faqen e mbledhjes së fondeve të Vitoria duke konfirmuar dhurimin e parave.
Në atë fazë, Vitoria kishte mbledhur gati gjysmën e 40,000 £ dhe Swift shkruajti: “Vitoria, unë e pashë historinë tuaj në internet dhe jam frymëzuar kaq shumë nga përkushtimi juaj për t’i kthyer ëndrrat në realitet. Unë dua t’ju dhuroj pjesën tjetër të shumës. Pacc fat në gjithccka që bën! Me dashuri, Taylor.”
Vitoria Mario nuk ishte në gjendje të fliste anglisht kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar 4 vjet më parë. Ajo tha se familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet për ta mbështetur dhe ajo kishte nevojë për fonde për të paguar akomodimin, një laptop, libra shkollorë dhe kostot e përgjithshme të jetesës.
Swift e ka bërë diccka të tillë edhe më parë për fansat, historitë e të cilëve i ka lexuar në internet, përfshirë atë të një fotografi të Nju Jorkut që kërkoi ndihmë financiare përmes “Tumbler”.