×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas tri ditësh në intubim, humb jetën nga coronavirusi këngëtarja e muzikës myzeqare

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 22:59

    Këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare, Rainita Pupi nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19.


    Pupi humbi jetën mbrëmjen e sotme pas një beteje të gjatë, rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid.

    Ajo është ndare nga jeta në moshën 52 vjeçare.

    Artistja ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut te madh artistik në Fier që do te jenë nje thesar i çmuar për Fierin dhe jo vetëm.

    WhatsApp-Image-2020-08-21-at-21.37.57

    Pupi ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja” teksa mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por betejën me COVID-19 nuk e fitoi dot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!