Aurela Gaçe vazhdon të mbajë raporte të mira me familjen e të ndjerit.
Aurela Gaçe kishte një miqësi të mirë me këngëtarin e ndjerë Dr.Flori dhe raportet e mira është duke i mbajtur edhe me familjen e tij.
Këngëtarja ka ndarë një foto krah vajzës së tij, Kaltrinës, duke treguar se si ka kaluar koha dhe se vajzën e ka njohur kur prindërit e merrnin xhiro me karrocë.
“Unë nuk jam e shkurtër, thjesht Kaltrina i ngjan babit e mamit. Të dy të gjatë nga natyra. Kaltrina sa je rritur shpirt i vogël. Të njoha kur mami e babi të merrnin xhiro me karrocë, ti një bebe e bukur, sot një zonjushë 1.70 cm”, ka shkruar Gaçe krah postimit të fundit.
https://www.instagram.com/p/CEMozAqAmTY/?utm_source=ig_embed