Edhe pse viti 2020 ka bërë që shumë ahengje familjare të planifikuara të mos ndodhin duke u anuluar, shumë këngëtarë kanë gjetur rrugën që të jenë sa më afër publikut të tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Cani Shabani duke mos u ndalur asnjëherë, me punën e tij. Ai kësaj radhe ka sjellë një mashup me këngë të ndryshme të realizuara në mënyrë perfekte me zërin e tij melankolik.
Cani njihet si një këngëtar që i ka qëndruar besnik zhandrit të tij që nga fillimi i karrierës.
Ndërsa me publikimin e këtij mashupi ai edhe një herë ka treguar përkushtimin e tij ndaj fansave që ka.
Më poshtë është linku me mashup të realizuar nga Cani Shabani.
https://m.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=JZdhyWf1MCg