×
  • Show Time
  • Show Time

    Hardh Fest n’pandemi “Shnosh si kokrra” !

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 10:30

    Festivali “Hardh Fest”, këtë edicion të VI-të vjen me “ONLINE EDITION’ , më datë 4-5 dhe 6 shtator. Kjo si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.


    E ky edicion i Hardh Fest do të mbahet nën slloganin “Shnosh si kokrra”.

    Slogani u mendua ti përshtatej periudhës në të cilën po jetojmë.

    Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe idea lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘shnosh si kokrra e rrushit’.

    Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si Kokrra”, duke dashur të percjellim një mesazh mbështetës anembanë!

    Aktualisht po punohet në organizimin e aktiviteteve të cilat mund të mbahen edhe ne formë ONLINE me të cilat mund të shënojmë edicionin e VI-të të Hardh Fest në menyrë simbolike.

    Festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!