×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina dhe Tayna prishin raportet?

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 13:07

    Një vit më parë Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Bye Bye”, i cili u kthye menjëherë në një hit.


    Pas atij momenti vajzat kanë qenë së bashku në koncerte të shumta, duke treguar dhe se raporti i tyre kishte ndryshuar për shkak të evenimenteve të përbashkëta.

    Megjithatë dy projektet e fundit nga vajzat, “Million Dollar” dhe “Qe qe” kanë ngritur dyshime tek ndjekësit se tashmë dy këngëtaret nuk gëzojnë të njëjtën marrëdhënie.

    Ndryshe nga çdo postim tjetër i kolegëve të tyre, Dafina dhe Tayna nuk i kanë ndarë projektet e njëra-tjetrës në ‘Instastory’.

    Ky detaj i ka bërë fansat të mendojnë se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, megjithatë vetë ato nuk janë prononcuar rreth këtij fakti.

    Me siguri në ditët në vijim do të vijë dhe reagimi i parë i dy këngëtarëve që 1 vit më parë sollën edhe bashkëpunimin e suksesshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!