×
  • Extra
  • Extra

    OBSH: S’ka prova të mjaftueshme që plazma të aplikohet si terapi kundër COVID-19

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 17:58

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi të hënën se organizata do ta marrë me rezervë miratimin e SHBA-së për përdorimin e plazmës së pacientëve të rikuperuar nga coronavirusi për trajtimin e njerëzve të prekur, duke thënë se provat të cilat janë paraqitur mbeten ende të cilësisë jo të lartë.


    Sipas medieve të huaja, plazma e ndonjë pacienti të rikuperuar e cila është përdorur për trajtimin e sëmundjeve, së fundmi ka hyrë në garë edhe si terapi për trajtimin e COVID-19.

    Të dielën Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA, autorizoi përdorimin e saj tek pacientët me coronavirus, pasi sipas tyre ajo është e sigurt dhe efektive.

    Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se vetëm disa prova klinike të plazmës kanë treguar rezultate të sigurta, ndërsa provat e tanishme nuk e kanë dëshmuar mjaftueshëm përdorimin e saj.

    “Aktualisht posedojmë prova të cilësisë jo të lartë”, u shpreh ajo gjatë një konference.

    “Ne mendojmë se plazma duhet të cilësohet ende si terapi eksperimentale, derisa provat e tjera klinike ta dëshmojnë të kundërtën”, tha mes tjerash ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!