×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas largimit të Meghan dhe Harry-t nga mbretëria, ekziston një mënyrë që Archie të quhet “Princ”

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 13:35

    Që prej momentit kur Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë ishin në dijeni se i vogli i tyre nuk do të gëzonte asnjë titull mbretëror, për shkak të protokollit mbretëror, i cili e përjashtonte menjëherë të voglin nga titulli ‘Princ’.


    Megjithatë burime pranë familjes mbretërore kanë treguar së fundmi për ‘Cosmopolitan’ se Archie do të mund të titullohet princ në momentin kur gjyshi i tij, Princ Charles të jetë mbreti i Anglisë.

    Prej atij momenti dhe deri në moshën 18-vjeçare Archie do të quhet Princ i Sussex. Pas moshës mazhorene ai ka të drejtën ta heqë ose jo titullin mbretëror.

    Pavarësisht këtij vendimi të largët, kujtojmë se momentalisht Meghan dhe Harry janë tërhequr nga detyrat e pallatit mbretëror. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!