Shumë rrugë në fshatra dhe qytete të Kosovës janë ende në gjendje jo të mirë, edhe pse vitet e fundit është investuar jo pak në infrastrukturën rrugore.
Në shumë raste rrugët që janë harruar nga institucionet janë rregulluar nga banorët, që t’ia bëjnë sa më të lehtë qytetarëve qarkullimin.
Një rast më i veçantë së fundmi ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, ku një i moshuar ka rregulluar një rrugë që është harruar nga komuna që udhëhiqet nga Agim Bahtiri, shkruan Reporteri.net.
Të gjithë e njohin si “Baci Bahtijar”, plaku me zemër të madhe nga lagjja e Bairit, që nuk përton të intervenojë me mundësitë e tij në rregullimin e rrugëve.
Ndryshe, ky i moshuar pak kohë më parë ka rregulluar edhe urën e cila dërgon tek “3 rrokaqejtë” në veri të Mitrovicës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.