×
  • Extra
  • Extra

    Austria ia sheh sherrin një lokali të një shqiptari, të gjithë duhet të testohen për COVID

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 14:27

    Për shkak të një rasti të dyshuar me Covid 19, stafi e klubit „Loco Bar“ të martën në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë njoftuar të gjithë ata klientë që kanë vizituar këtë lokal nga data 17 -24 gusht duhet të bëjnë testin e Covid -19., shkruan heute.at.


    Klubi „Loco Bar“ menaxhohet nga dy shqiptarë në Vjenë, bën me dije Albinfo Austria.

    „Le të rrimë bashkë këto ditë dhe të përpiqemi të përmbahemi me virusin e koronës. Kërkojmë falje për bezdisje, por kohët e veçanta kërkojnë masa të veçanta.

    Ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju dëshirojmë shëndet të mirë!“, thuhet në mesazhin e tyre në Facebook.

    Lokali është i njohur për çmimet  e lira të pijeve të cilat janë edhe arsye e frekuentimit të madh të të rinjve vjenez dhe studentëve që jetojnë në kryeqytetin austriak.

    Sipas gazetës „heute.at“, i gjithë stafi është testuar, ndërsa dy nga punëtorët kanë rezultuar pozitiv ndonëse nuk kishin simptoma. Megjithatë lokali është duke punuar normalisht. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!