×
  • Show Time
  • Show Time

    Në Tik Tok hapet konkursi për t`u bërë pjesë e klipit të Dua Lipës

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 18:38

    “Levitating” është klipi që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk ka përgatitur akoma, por që mund të jetë kushdo pjesë.


    Këngëtarja Dua Lipa ka hapur sfidën #Duavideo.

    Nën këtë hashtag mund të postoni video me ide dhe ajo do përzgjedhë më të mirat. Është në kërkim për koreografinë, makeup-in, animimin e çfarëdo elementi.

    Nisma e saj është ndërmarrë si pasojë e kushteve pandemike.

    Ndërkohë edhe lajm interesant ka zënë vend në faqet rozë të mediave. Këngëtarja Dua Lipa dhe personazhi i filmit “Star Wars”, Kylo Ren, janë mes ndikuesve më të mëdhenj në zgjedhjet e prindërve për emrat e foshnjeve të tyre, sipas të dhënave më të fundit.

    Zyra e statistikave kombëtare në Britaninë e Madhe bëri të ditur se numri i bebeve të quajtura Dua u dyfishua në vitin 2019, krahasuar me 2017-ën kur këngëtarja shpërtheu në Britaninë e Madhe me “New Rules”.

    Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, 126 foshnje u pagëzuan Dua gjatë vitit të kaluar në Britaninë e Madhe, krahasuar me 63 në vitin 2017, duke sugjeruar se ashtu si hiti i parë i saj që arriti majat në Britaninë e Madhe, këngëtarja ka vendosur rregulla të reja për sa i takon frymëzimit për emra.

    Popullariteti i Kylo Renit është rritur ndërkohë që kur filmat “Star Wars” nisën së transmetuari në vitin 2015. Sidoqoftë, Oliver dhe Olivia mbesin ende emrat më të përzgjedhur në Angli dhe Uells, me më shumë se 8 mijë foshnja që morën këta emra në 2019.tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!