×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik nuk ndalet: Pas zyrës së Thaçit e Veselit, CD e shpërndanë edhe në burg

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 20:08

    Mozzik po vazhdon të shpërndajë CD nga albumi i fundit i tij


    Reperi i njohur kosovar bëri bujë të madhe kur në mes të pandemisë mblodhi shumë të rinj rrugëve të vendit tonë duke rrezikuar shëndetin e tyre, shkruan Reporteri.net

    Më pas vazhdoi me vizita te kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku të dyve ia dha nga një CD.

    Tani Mozzik ka vizituar Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ku ka shpërndarë CD nga albumi tij.

    Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të bërë nga faqja zyrtare e Shërbimit Korrektues të Kosovës në Facebook.

    Ky është postimi i plotë:

    Mozzik viziton Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe të miturit e Qendrave Edukativo-Korrektuese në Lipjan

    Në vazhdën e aktiviteteve kulturore artistike të SHKK-së, sot Rep këngëtari, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik “Mozzik”, vizitoi Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur, Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Qendrën Korrektuese Smrekonicë.

    Vizita u realizua në ambientet e hapura të institucioneve korrektuese dhe në harmoni të plotë me masat mbrojtëse ndaj pandemisë “Covid 19”.

    Në fund të vizitës, të miturve dhe të dënuarve u shpërndau nga një CD dhuratë nga Albumi i tij i fundit. Vizita e Mozzik është mirëpritur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e në veçanti nga të miturit e qendrave korrektivo edukuese dhe të dënuarit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!