Eddie Hearn, aksidentalisht ka mundur të zbuloj rivalin e ardhshëm për klientin e tij, Anthony Joshua.
Shefi i dhomës së ndeshjeve, zyrtarisht ende nuk e ka konfirmuar kundërshtarin e ardhshëm të Joshuas, kur kanë mbetur vetëm edhe 5 javë nga dueli që ky i fundit do ta zhvillojë jasht Anglie, shkruan Reporteri.net
Ylli anglez supozohej të ndeshjes me Jarrell Miller, por amerikani kishte dështuar në testet e anti-doping.
Kështu që tani shumica janë të dëshpëruar ta dinë kundërshtarin e ardhshëm të kampionit botëror në Madison Square Garden, në New York.
Ai mund të jet Andy Ruiz.
I pyetur nëse Ruiz do të jet kundërshtari i ardhshëm i Joshuas Hearn ka pohuar një gjë të tillë.
“Po, këtë vikend ju do ta kuptoni”, ka thënë ai.
Por pastaj, siç kuptohet Hearn nuk e kishte dëgjuar mirë pyetjen – ai shpejt u kthye prapa dhe shtoi: “Oh, Andy Ruiz? Nuk jam i sigurt!” ka thënë promoteri i britanikut./Reporteri.net/