×
  • Extra
  • Extra

    Roja bregdetare, heroi i ditës: Qëllon me armë peshkaqenin që po iu afrohej kolegëve

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 15:21

    Një roje bregdetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shndërruar në heroin e ditës pasi arriti të shpëtonte pa lënduar kolegët e tij nga sulmi i një peshkaqeni.


    Rreth 40 ushtarakë të stafit të një anije të Rojës Bregdetare amerikane po laheshin në det kur një peshkaqen rreth 2.5 metra i gjatë u afrua pranë tyre.

    Fatmirësisht një nga ushtarët që ndodhej ende në bordin e anijes e pikasi grabitqarin dhe menjëherë mori një armë automatike dhe qëlloi drejt tij për ta trembur duke bërë të mundur që kolegët e tij të mos sulmoheshin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!