Këngëtari i mirënjohur, Shkelzen Jetishi – Xeni, e ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
I njëjti ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është në vetizolim.
“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë erërat nuk po i ndjejë. Momentalisht ndodhem në vet-izolim. Kam kryer testin për shkak se kam pasur simptoma, mirëpo asgjë serioze”, ka konfirmuar Xeni për Express.
Kujtojmë që muaj më parë Xeni e kishte thyer karantinën. Ai kishte marrë pjesë në një ndejë në Gjilan por atë kohë kishte rezultuar negativ.
Këngëtari kosovar, Shkëlzen Jetishi, ka thyer rregullat e karantinimit , pasi ka dalë nga shtëpia e tij në qytet. Pas kësaj ai është shoqëruar në polici.
Ndaj Jetishit është hapur rast në polici për mos respektim të urdhrit të vetkarantinimit.