Vesa Luma, këngëtarja e disa hiteve por që së fundmi është shkëputur nga muzika dhe është një nënë me kohë të plotë, është rrëfyer për “You & Me” me Julka Gramon, ku pothuajse foli për gjithçka.
Ndër të tjera Luma tregoi se është paska e zhgënjyer nga materialet që kolegët e saj kanë sjellë pas karantinës.
Vesa nuk ka pritur absolutisht që kolegët e saj të bënin art, por diçka më cilësore po ama!
Në një verë normale, ato që po quhen hite këtë verë Vesës nuk do t’i kishin bërë përshtypje, por si periudhë post-karantinë Vesa ka vënë re mungesën e emocioneve në këngë. Madje në një kohë që as koncerte nuk organizohen, Vesa i insiton mendimit që priste diçka më cilesore, ose me të “hajrit”, do thoshte populli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.