×
  • Extra
  • Extra

    COVID-19 detyron kinematografinë të “mashtrojë” për skenat e puthjeve

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 18:53

    Pandemia e koronavirusit ka bërë që çdo biznes të pësojë ndryshime në strukturën e të punuarit. Kjo gjë ka ndodhur edhe në kinematografi.


    Rregullat e distanctancës sociale kanë pezulluar regjistrimet e filmave. Mirëpo së fundmi ekipi i EastEnders ka gjetur një mënyrë imagjinare për të krijuar skena intime pa krijuar rrezik. Ata kanë vendosur që në skenat intime të përdorin partnerët e jetës reale të aktorëve.

    Momentet kur dy personazhet duhen puthur ata do i fillojnë pas udhëzimeve zyrtare dhe më pas atë skenë do e modifikojnë për ta vendosur në film.

    Ata gjithashtu po vendosin ndarëse për aktorët që ndajnë të njëjtën skenë, këto ndarëse janë të padukshme për kamerën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!