×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Gjermania e para për dërgimin e parave në Kosovë

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 10:43

    Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë.


    Gjermania është shteti nga ku diaspora më së shumti dërgojnë para në Kosovë.

    Për tremujorin e parë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 42.4 milionë euro, ndjekur nga Zvicra me 20.8 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.3 milionë euro.

    Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 1.3 për qind më e madhe se vitin 2019.

    “Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat dhe Investimet e Huaja Direkte shënuan rritje vjetore prej 1.3 përqind përkatësisht rënie vjetore prej 60.5 për qind”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2020”.

    Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për gjashtë muajt e parë të vitit 2020, mërgata ka dërguar 27.8 milionë euro më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

    Të dhënat tregojnë se më së shumti u sollën në muajin maj 2020, në vlerë prej 104 milionë euro.

    Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, pjesa më e madhe janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

    Duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës për gjashtë muaj ka sjellë 433.2 milionë euro.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një intervistë për Telegrafi.com kishte thënë se gjatë periudhës se pandemisë COVID-19, përkatësisht muajt mars dhe prill, ka rënie të remitencave.

    Ai kishte paralajmëruar se, mosardhja e diasporës në Kosovë, rrezikon që në mos sjelljen e një miliardë eurove të tjera nga shpenzimet e tyre.

    “Nëse i referohemi vitit të kaluar, të hyrat nga remitencat kanë qentë 875 milionë euro ose në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë 12 për qind. Pritjet tona janë që remitencat të kenë rënie diku 14.1 për qind, gjatë këtij viti. Por, ne e kemi edhe kategori që diaspora i bënë në Kosovë, ne i quajmë shpenzime të udhëtimit, ku kjo shumë është rreth një miliard euro. Mos ardhja e tyre në Kosovë do ta rrezikonte këtë shumën prej një miliard euro”, kishte thënë Mehmeti.

    Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!