×
  • Show Time
  • Show Time

    E veshur me të brendshme, Katy Perry tregon si duket realisht trupi i një nëne 4 ditë pas lindjes

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 16:41

    Edhe pse nuk mundi të ishte e pranishme në natën e ndarjes së çmimeve MTV VMA, Katy Perry festoi nga shtëpia. Madje, me një veshje që askush nuk do ta kishte menduar.


    Me të bredshme, këngëtarja pozoi para pasqyrës, duke na dhënë një pamje të qartë se si duket trupi i saj vetëm 4 ditë pas lindjes.

     

    https://www.instagram.com/p/CEYmtQInzo9/

    Ndryshe nga shkëlqimi i fotove të revistave të nënave të reja, Katy na tregoi si duket realisht trupi i një nëne të re. Me barkun ende të rrumbullakosur, gjoksin e fryrë, kilogramët e shtatzënisë, pa pikë grimi në fytyrë, Katy s’mund të ishte me e vërtetë se kaq.

    Veç etiketimeve të markave të të brendshmeve që mban veshur, këngëtarja ka etiketuar edhe atë që ka mundësuar flokët dhe “grimin” e saj, që është pikërisht lodhja.

    Me sa duket jeta si nënë s’qenka aspak e thjeshtë për Perry-n.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!