Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Chelsea në ndeshjen që po zhvillohet në “Old Trafford”.
Ishte mesfushori spanjoll, Juan Mata, ai që shënoi për 1-0 në minutën e 12’, për t’i kaluar në epërsi “Djajtë e Kuq”, raporton Gazeta Express.
Si Man United, ashtu edhe Chelsea, po luftojnë për pozitat që dërgojnë në Champions League.